fbpx

Për të dytin vit me radhë, Consumer Choice Center ka përpiluar European Railway Station Index, ose klasifikimin e stacioneve më të mira hekurudhore në Kontinentin e Vjetër.

Për të bërë këtë klasifikim u analizuan 51 stacionet më të mëdha në Europë, dhe faktorë të ndryshëm si: aksesi në binarë; numri i destinacioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, pastrimi ; mbingarkesa ; disponueshmëria dhe numri i restoranteve dhe dyqaneve; sinjalistika. Por edhe ditët e grevës. Maksimalja e pikëve të mundshme (bashkimi i rezultateve për faktorët e ndryshëm) është 139.

“Medaljen e artë”në këtë klasifikim, e fiton stacionin qendror të Lajpcigut, (Leipzig Hauptbahnhof) në Gjermani, me 116 pikë. Para shpërthimit të pandemisë, këtu lëviznin tranzit më shumë se 120 mijë pasagjerë në ditë.

Në vend të dytë renditet stacioni i Vjenës, (Futuristic Vienna Hauptbahnhof) me 108 pikë.

Ndërsa fituesi vitit të kaluar, stacioni St. Pancras në Londër zbret në vendin e tretë.

Gjermania dominon pjesën prestigjioze të klasifikimit (tre në dhjetë vendet e para). Stacionet kryesore në Francfort dhe Mynih renditen në vendin e pestë.

Në klasifikimin e dhjetë stacioneve më të mira në Europë përfshihen : Moscou Kazansky (vendi i katërt) ; Moscou Kursky (në vend të gjashtë) ; Milano Centrale (në vend të shtatë); Birmingham Neë Street (në vend të tetë, nga i 11-i); Roma Termini (në vend të nëntë); Gare Montparnasse në Paris dhe Bologna Centrale (në vend të dhjetë).

Tre stacionet më të këqija në Europepë janë Châtelet–Les Halles (Paris); Norreport (Kopenhagën) dhe Magenta Paris.

Autorët e studimit theksuan se “kriza e koronavirusit ka kufizuar ndjeshëm lirinë për të udhëtuar në Europë dhe në botë. Udhëtimet e gjata me tren janë bërë një kujtim për pjesën më të madhe prej nesh. Megjithatë, me numrin në rritje të personave të vaksinuar janë të gjitha arsyet për të qenë optimiste se do të jemi të lirë të udhëtojmë këtë verë ».

Publié à l'origine ici.

Partager

Suivre:

Plus de messages

Abonnez-vous à notre newsletter

proche
fr_FRFR

Suivez-nous

Informations de contact

WASHINGTON

712, rue H NE PMB 94982
Washington, DC 20002

BRUXELLES

Rond Point Schuman 6, Boîte 5 Bruxelles, 1040, Belgique

LONDRES

Maison de la Croix d'Or, 8 rue Duncannon
Londres, WC2N 4JF, Royaume-Uni

KUALA LUMPUR

Block D, Platinum Sentral, Jalan Stesen Sentral 2, Level 3 - 5 Kuala Lumpur, 50470, Malaisie

© COPYRIGHT 2024, CENTRE DE CHOIX DU CONSOMMATEUR