fbpx

Per të dytin vit me radhë, Consumer Choice Center ka përpiluar European Railway Station Index, ose klasifikimin e stacioneve më të mira hekurudhore në Kontinentin e Vjetër.

Për të bërë këtë klasifikim u analizuan 51 stacionet më të mëdha në Europe, dhe faktorë të ndryshëm si: aksesi në binarë; numri i destinacioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, pastrimi; mbigarkesa; disponueshmëria dhe numri i restauranteve dhe dyqaneve; sinjalistika. Por edhe ditët e grevës. Maksimalja e pikëve të mundshme (bashkimi i rezultateve për faktorët e ndryshëm) është 139.

“Medaljen e artë”në këtë klasifikim, e fiton stacionin qendror të Lajpcigut, (Leipzig Hauptbahnhof ) në Gjermani, me 116 pikë. Para shpërthimit të pandemisë, këtu lëviznin tranzit më shumë se 120 mijë pasagjerë në ditë.

Não vend të dytë renditet stacioni i Vjenës, (Futuristic Vienna Hauptbahnhof) me 108 pikë.

Ndërsa fituesi vitit të kaluar, stacioni St. Pancras në Londër zbret në vendin e tretë.

Gjermania dominon pjesën prestigjioze të klasifikimit (tre në dhjetë vendet e para). Stacionet kryesore në Frankfurt dhe Mynih renditen në vendin e pestë.

Në klasifikimin e dhjetë stacioneve më të mira në Europa përfshihen: Moscow Kazansky (vendi i katërt); Moscow Kursky (në vend të gjashtë); Milano Centrale (në vend të shtatë); Birmingham Neë Street (në vend të tetë, nga i 11-i); Roma Termini (në vend të nëntë); Gare Montparnasse në Paris dhe Bologna Centrale (në vend të dhjetë).

Tre stacionet më të këqija në Europa janë Châtelet–Les Halles (Paris); Norreport (Kopenhagën) dhe Magenta Paris.

Autorët e studimit theksuan se “kriza e koronavirusit ka kufizuar ndjeshëm lirinë për të udhëtuar na Europa dhe në botë. Udhëtimet e gjata me tren janë bërë një kujtim për pjesën më të madhe prej nesh. Megjithatë, me numrin në rritje të personave të vaksinuar janë të gjitha arsyet për të qenë otimista se do të jemi të lirë të udhëtojmë këtë verë”.

Publicado originalmente aqui.

Compartilhar

Seguir:

Mais postagens

Assine a nossa newsletter

Role para cima
pt_BRPT

Siga-nos

Informações de contato

712 H St NE PMB 94982
Washington, DC 20002

© COPYRIGHT 2024, CENTRO DE ESCOLHA DO CONSUMIDOR